Filmi i ri për Batmanin do të arrijë në vitin 2021

  
  

Filmi i ri për superheroin Batman do jetë i gatshëm në vitin 2021 – ka njoftuar Warner Bros.

Kompania amerikane ka bërë të ditur se filmi do të nisë shfaqjen nëpër kinema më 25 qershor të vitit 2021.

Matt Reeves është duke e përgatitur skenarin, ndërsa ai njëherësh do ta bëjë edhe regjinë.

Ata që janë të afërt me këtë projekt janë shprehur të mahnitur me përparimin e deritanishëm që e ka bërë filmbërësi drejt realizimit të filmit të ri.

Studioja filmike është duke pritur versionin final të skenarit, në mënyrë që të bëjë listën e aktorëve dhe ta përcaktojë yllin kryesor për heroin e DC.

  

Ben Affleck e ka luajtur Batmanin në kohët e fundit (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

  

Është spekuluar se Ben Affleck do ta luajë sërish rolin e Batmanit, mirëpo ai duket se është tërhequr nga ky rol.

Aktori hollivudian ka aktruar në filmin e vitit 2016, “Batman v Superman: Dawn of Justice”, si dhe në atë të vitit 2017, “Justice League”.

Filmi i Reeves do të përqendrohet në versionin më të ri të legjendës së filmave me superheronj. /Telegrafi/