Fituesit e Oscar po plaken
Nëse Glenn Close do të fitojë cmimin Oscar, si aktorja më e mirë për performancën në filmin “The Wife”, atëherë ky do të ishte nderimi më i madh për të, pas 37 vitesh që nga roli i saj në filmin, “The world according to Garp” në vitin 1982.
Close e cila është nominuar 6 herë deri më tani, nuk arriti të fitonte as ne vitin 1982 në kategorinë “aktorja më e mirë mbështetëse”, pasi triumfoi Jessica Lange.
Nëse Close fiton Oscar 2019, ajo do të jetë gruaja e tretë mbi 70 vjeç që fiton cmimin “aktorja më e mirë”, e ndjekur nga Jessica Tandy e cila fitoi Oscar në 1990, në moshën 80 vjeçare dhe Katharine Hepburn, e cila fitoi 3 oscars, pas ditëlindjes së saj të 60-të.
Por një analizë e The Guardian, tregon se Close nuk është e vetmja që ka pritur kaq gjatë. Në total, 7 fitues kanë pritur më shumë se 30 vjet për të rrëmbyer një Oscar.
Hendry Fonda duhej të priste 43 vjet për të marrë çmimin si aktori më i mirë në filmin “ On Gloden pond” në vitin 1982. Fonda pati debutimin e tij të parë në vitin 1935 në filmin “The Farmer Takes a Wife”.
Por aktorja me pritjen më të gjatë për Oscar është Helen Mirren. Ajo mundi të rrëmbente Statujën e artë për rolin e saj në “ The Queen” në vitin 2007, 38 vite pas rolit në “ The Age of Consent” të regjizorit Michael Powell.
Përkrah Fonda dhe Mirren, edhe Jeff Bridges priti 39 vite që nga roli i tij në filmin “ The last picture shoë” në vitin 1971 dhe deri tek Oscar-i në vitin 2010 me filmin “ Crazy Heart”.
Sipas analizës së The Guardian, që i referohet 20 fituesve më të moshuar si aktori dhe aktorja më e mirë pas vitit 1950, rezulton se meshkujve fitues iu është dashur mesatarisht 24 vite, për të fituar një Oscar që nga performanca e tyre e parë.
Për aktoret femra, mesatarja e pritjes është më e shkurtër, nën 18 vjet.
Fituesit meshkuj ishin mbi moshën 50 vjeç, ndërsa më shuëm se gjysma e aktoreve ishin në këtë moshë.
Mesatarja e aktorit më të mirë fitues ishte 44 ndërsa për femrat 36. Adrien Brody është i vetmi që ka fituar cmimin aktori më i mirë nën 30 vjec, me performancën e tij në “ The Pianist” në vitin 2002.
Nga ana tjetër, 32 aktore kanë fituar çmimin ekuivalent në të 20-tat.
Të dhënat tregojnë se që nga viti 2010, mesatarja e aktoreve fituese ishte 41 vjeç, nga 36 që ishte në dekadën e kaluar.
Mosha mesatare e aktorëve më të mirë, gjithashtu pati një rritje të lehtë gjatë kësaj periudhe, 45 nga 43 krahasuar me dekadën e kaluar.