FOTO/Kim Kardashian ‘e papërmbajtshme’ me Versace
Rregullo këtu, mbaje pak aty, por përpjekjet e Kim Kardashian në tapetin e kuq të ’amFAR’ në Nju Jork, pasi fustani i saj, stiluar nga Versace ishte shumë i ngushtë.
Ylli i shfaqjeve ‘reality’ është prezantuar në event me një fustan të zi që zbulonte shumë, karakterizuar nga një bust gjeometrik, i cili me shumë vështirësi, mund të mbante format.
Gjoksi i saj ishte thuajse i gjithi jashtë dhe pasi Kim u përpoq shumë për të mbajtur ‘pasuritë trupore’ të mbuluara, nisi të pozojë me krenari nën flesh-in e aparateve.
Flokët e gjatë me onde, në vend që të mbulonin, kontribuan më shumë në evidentimin e dekoltesë ‘bombastike’, aq të ekspozuar, sa ishte e pamundur të mos dalloje protezat nën lëkurë.
Pranë Kim, në tapetin e kuq, ishte motra e saj Kourtney, e cila dukej se e kishte patur të vështirë të nxirrte në pah bukuritë trupore, me një fustan elegant, Versace.
Për më tepër, Kim, kishte vjedhur të gjithë vëmendjen me atë fustan.