Gashi dhe Ledri Vula sjellin bashkëpunimin “That’s Mine”
Ditë më parë solli këngën që po pëlqehet mjaft shumë prej fansave dhe publikut.
“My Year” ishte kënga e fundit e reperit Gashit, i cili në realitet quhet Labinot Gashi.
Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka sjell këngën më të re, por që kësaj radhe ka ardhur në bashkëpunim.
“That’s Mine”, titullohet kënga e re që reperi me banim në SHBA, e ka sjell së bashku me Ledri Vulën.
Disa prej skenave të klipit shihet se janë realizuar në Kosovë, por edhe përtej oqeanit Atlantik.
Ndryshe, dyshja ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i sjellin ndaras para tifozëve të tyre. /Telegrafi/