Genta Ismajli “djeg” rrjetin për Shën Valentin
Këngëtarja Genta Ismajli nuk ka harruar ta urojë ditën e të dashuruarve për ndjekësit e saj. Ajo ka sjellë një set fotografik tepër të nxehtë ku shfaqet në vaskë me të brendshme.
Këngëtarja nga Gjilani vijon të mbetet single, por arriti të ndezë rrjetin me imazhet provokuese dhe seksi.
“Urime Dita e Shën Valentinit, me Love Me & Blu”, shkruajti Genta.
Nuk dihet ende nëse imazhet do të lidhen me ndonjë projekt muzikor që do sjellë artistja.