Genta me set fotografik nga vaska për Shën Valentin
Genta Ismajli po vazhdon t’i shijoj pushimet dimërore përtej oqeanit Atlantik, gjegjësisht në SHBA.
Këngëtarja shqiptare kohët e fundit disi është larguar prej botës së muzikës, ku ka zgjedhur si duket të mbledh energji.
Megjithatë bukuroshja jonë është tejet aktive në rrjetet sociale, ku po sjell imazhe, video dhe mesazhe për fansat.
Gjatë ditës së djeshme, zeshkania ka realizuar një set fotografik me rastin e “ditës së të dashuruarve” apo siç njihet Shën Valentini.
“Urime Dita e Shën Valentinit, me Love Me & Blu”, ka shkruar me këtë rast ajo në llogarinë personale në Instagram.
Ismajli shihet në disa poza të nxehta e veshur në të brendshme gjersa është fotografua pranë një vaske.
Ndryshe, gjilanasja vijon të mbetet “single” dhe nuk dihet ende nëse imazhet do të lidhen me ndonjë projekt muzikor që do sjellë artistja. /Telegrafi/