Genta po e kalon Shen Valentinin në vaskë, ja kush po e shoqëron

Genta Ismajli vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më joshëse të estradës sonë.

E vetëdijshme për këtë, ajo vazhdimisht ‘qeras’ fansat e saj me fotot provokuese, përcjell ORAinfo.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale ku bën postime të ndryshme nga jeta e saj profesionale dhe private.

Së fundi Genta është duke qëndruar në Amerikë. Ajo ka hedhur disa fotografi në Instagram, ku shfaqet nga vaska e mbuluar me trëndafila teksa pranë ka një qen.

“Urime Dita e Shën Valentinit, me Love Me & Blu❤”, ka shkruar ajo gjersa duket tejet e ‘nxehtë’ dhe nuk lë vend as për imagjinatë. /ORAinfo/