Geti pohon se është “koha për ta lëshuar një bombë”

  
  

Ai është një ndër reperët më të mirë shqiptarë, por që kohët e fundit ishte mjaft pasiv me këngë të reja.

Bëhet fjalë për Ghetoo Geasin, i cili nuk ka folur as rreth problemeve që shfaqen kohët e fundit në labelin “Babastars”.

Këngëtari ndërkohë po vazhdon të shijoj jetën sentimentale përkrah bashkëshortes bukuroshe, Marina Vjollcës.

Reperi ka aluduar se së shpejti do të vjen me një këngë të re nëse bazohemi në mesazhin e fundit në rrjetet sociale.

“Koha për me e lëshuar një bombë”, ka shkruar Geti në llogarinë personale në Instagram duke mos dhënë shumë detaje.

Kujtojmë se kohët e fundit reperi ka qëndruar në shtetet e nxehta aziatike dhe jug-amerikane për pushime dimërore.

Ndryshe, Getoar Selimi ka paralajmëruar se këtë vit do të sjell një numër të këngëve të reja si dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/