Gjergj Kaçinari zbulon si lindi dashuria për kitarën dhe rokun
Gjergj Kaçinari është një nga rokerët më të njohur në Shqipëri. Djali i Alfred Kaçinarit, i ftuar në emisionin ‘Tempora’ në Ora News zbuloi sesi lindi dashuria për kitarën.
Rokeri tha se nuk ishte dashuri me shikim të parë por që lindi gjatë viteve.
Sonila Meço: Ishte dashuri me shikim të parë kitara për ty?
Gjergj Kaçinari: Nuk e di. Kam pasur instrumente në shtëpi, përveçse pianos. Kisha kitarë, mandolinë por me pianon fillova që u vogël. Sigurisht bateria ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga instrumentet e mia të preferuara që kam mësuar ti bie vetë dhe e kam improvizuar me çfarë të më gjendej. Kitarën e kisha harruar. Vite më vonë pashë në televizor Metallica që më bënë ta konsideroja muzikën. Më pas kisha krijuar një imazh në televizor dhe doja ti afrohesha atij imazhi. Kur pashë kitarën doja ta dija dhe e mësova vetë.
Kaçnari zbuloi se tregu por rokerët nuk ekziston në Shqipëri.
Sonila Meço: Përse zgjodhe rokun?
Gjergj Kaçinari: U prezantova me rrokun shumë i vogël, pa njohur tregun. Isha rreth 10 vjeç. Kur fillova të mendoja për tregun isha tashmë brenda rrymës, nuk kisha nga të dilja. Sigurisht mund të bëj devijim edhe tani, edhe mbas 10 vitesh por nuk e kam ndjerë asnjëherë. Tregu për rrokun nuk ekziston fare, jo se është i vogël.