Gjiko dhe Elita bëhen prindër për herë të parë
Pritja e ëmbël mori fund!
Reperi i njohur Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi, u bënë për herë të parë prindër gjatë ditës së mërkurë.
Dyshja e njohur janë bërë pirndër të një djali, dhe këtë e ka zbuluar mamaja e reperit, Lirije Gjikolli, përmes postimeve në rrjetet sociale.
Ajo publikoi një buqetë me lule, e cila ishte e rrethuar me një shirit, ku citohej gjinia e foshnjes me fjalët “Është djalë”.
“Ndjenjë e papërshkruar, nga sot gjyshe”, ka shkruar nëna e reperit në mbishkrimin e fotografisë.
Gjiko dhe Elita përndryshe kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në shtator të vitit të kaluar, ndërsa shquhen si një prej çifteve më të diskutuar në mediat shqiptare. /Telegrafi/