Gjiko dhe Elita bëhen prindër, zbuloni emrin e veçantë të djalit

  

Një ndër çiftet më të reja të showbizit shqiptar, Elita dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të parë.

Mbrëmjen e së mërkurës, moderatorja Elita Rudi solli në jetë një djalë. Ata kanë publikuar portretin e parë familjar dhe fotografitë e adhurueshme të foshnjes.

Ndër të tjera kanë zbuluar emrin e djalit, i cili është mjaft i veçantë.

“Mbrëmë Zoti na bekoi me djalin tonë Zëri Gjikolli. Oh gëzim më të madh në jetë nuk paska!”, shkruajti Elita në Instagram. Kuptohet se prindërit kanë vendosur këtë emër pasi “zëri” është një prej karakteristikave më të mira që kanë.

Elita tërheq audiencën me zërin e saj sa herë që prezanton emisionin, ndërsa Gjiko ka mijëra adhurues për këngët e tij.

  
  
  

  
  

 Mbrëmë Zoti na bekoj me djalin tonë Zëri Gjikolli
  

 
  

Tags

  

  •  
    ELITA RUDI 
  •  
    GJIKO