Gjiko i paska bërë djalit të tij dhuratën më simpatike
Zëri Gjikolli, është bebja më e famshme në Kosovë tani për tani. Vogëlushi i prindërve të famshëm Asdren Gjikolli dhe Elita Rudi, që nga ardhja në jetë mori edhe zemrat e fansave të reperit.
Prindërit e tij tani për tani, e kanë mbajtur një profil më të ulët publik për të birin dhe dhanë vetëm lajmin se ai u lind.
Ndërsa është nëna e tij Elita, e cila ka publikuar një imazh të vogëlushit të cilin e paska veshur shumë bukur.
Por ajo që të bie në sy, janë çorapet e tij të lezetshme në të cilat shkruhet: “I love Dad”, apo “e dua babin”, e sigurisht, këto duhet t’ia ketë bërë dhuratë babai Gjiko.
albshowbizzz.com