Gjithçka që duhet të dini për ‘Brit Awards 2019’ – ku konkurrojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

  

Ceremonia e Brit Awards kthehet me një tjetër eveniment në vitin 2019 për të vlerësuar sukseset në industrinë muzikore.

Një numër i madh i artistëve britanikë janë të nominuar, ndërsa konkurrimi udhëhiqet nga këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, derisa e nominuar është edhe shqiptarja tjetër, Rita Ora. Në ndërkohë do të ketë performanca të drejtpërdrejta nga disa prej yjeve më të mëdha muzikore të Britanisë së Madhe.

Telegrafi jua sjell më poshtë të gjitha detajet që duhet t’i dini lidhur me ceremoninë e ‘Brit Awards 2019’:

Kur është evenimenti ‘Brit Awards 2019’

  

‘Brit Awards 2019’ mbahet të mërkurën me fillim në orën 21:00 me kohën tonë (Foto: Ian Forsyth/Getty Images/Guliver)

  

Edicioni i sivjetmë i Brit Awards do të transmetohet drejtpërdrejt të mërkurën mbrëma (20 shkurt), me fillim në orën lokale 20:00 (21:00 me kohën tonë).

Nominimet kryesore

  

Në edicionin e kaluar, Dua i fitoi dy çmime (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

  

Anne-Marie dhe https://telegrafi.com/tag/dua-lipa/ target=”_blank” rel=”noopener”>Dua Lipa i udhëheqin nominimet, me nga katër secila. Anne-Marie konkurron për artisten më të mirë britanike, këngën më të mirë britanike, videon më të mirë të një artisti britanik dhe albumin më të mirë britanik (për “Speak Your Mind”).

Pas triumfit të dyfishtë në vitin e kaluar, Dua ka marrë nga dy nominime në kategoritë kënga më e mirë britanike dhe videoja më e mirë e një artisti britanik, me këngët “IDGAF” dhe “One Kiss” (bashkëpunimi me Calvin Harris).

Me tri nominime garojnë George Ezra (artisti më i mirë britanik, albumi britanik dhe kënga britanike) dhe Jorja Smith (artistja më e mirë, depërtimi më i mirë dhe albumi britanik i vitit).

  

Rita Ora konkurron në dy kategori (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

  

https://telegrafi.com/tag/rita-ora/ target=”_blank” rel=”noopener”>Rita Ora, Calvin Harris, The 1975, Little Mix, Tom Walker, Jess Glynne, Clean Bandit, Florence + The Machine dhe  Rudimental – janë të nominuar në dy kategori.

Ku mbahet ceremonia

  

Nga viti 2011, ‘Brit Awards’ mbahet në O2 Arena (Foto: Julian Finney/Getty Images)

  

‘Brit Awards 2019’ do të zhvillohet në O2 Arena të Londrës, ku kjo ceremoni është mbajtur që nga viti 2011.

Si duken statujat e Brit Awards dhe kush i ka dizajnuar

Statujat për këtë vit janë dizajnuar nga arkitekti Sir David Adjaye. Të futur në një qelq të qëndrueshëm, trofetë marrin formën e Britannias, personifikimi femëror i Britanisë. Adjaye është kujdesur që të dizajnojë një version pakëz më ndryshe në krahasim me formën tradicionale.

Në të kaluarën, statujat janë dizajnuar nga emra, si Vivienne Westwood, Damien Hurst, Tracey Emin, Zaha Hadid, Peter Blake e Anish Kapoor.

Nikoqiri i’ Brit Awards 2019′

  

Dua Lipa, Ella Eyre dhe Jack Whitehall (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/ Getty Images/Guliver)

  

Ceremonia do të udhëhiqet nga komiku Jack Whitehall për të dytin vit radhazi. Para tij, ceremoninë e kanë drejtuar protagonistë, si Davina McCall, Chris Evans, Russell Brand, Kylie Minogue e Dermot O’Leary.

Yjet që do të performojnë në skenë

  

Aktori Hugh Jackman do të jetë njëri nga interpretuesit (Foto: Nicholas Hunt/Getty Images/Guliver)

  

Hugh Jackman do ta hapë ceremoninë me një këngë nga “The Greatest Showman”, ku e ka luajtur rolin e drejtorit të cirkut, P.T. Barnum.

Calvin Harris është ylli kryesor i mbrëmjes sa u përket performancave, ndërsa do të interpretojë me bashkëpunëtorët e tij, si Dua Lipa, Sam Smith dhe Rag’n’Bone Man.

Little Mix, George Ezra, Jorja Smith dhe “The 1975” – do të jenë performuesit tjerë të mbrëmjes.

Çmimi për kontribut të jashtëzakonshëm në muzikë

  

Pink do të nderohet për arritje në karrierë (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

  

Këngëtarja Pink do të nderohet me çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në muzikë, i cili nuk është ndarë që nga viti 2012, kur e kishte fituar Blur.

Fitues të mëparshëm të këtij çmimi prestigjioz janë ikonat, si David Bowie, “Spice Girls” e Elton John.

Disa nga fituesit kryesorë të vitit të kaluar

  

Dua Lipa në ‘Brit Awards 2018’ (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

  

Stormzy u shpall artisti më i mirë britanik dhe fitoi çmimin për albumin më të mirë (me”Gang Signs & Prayer”), derisa Dua Lipa u shpall artistja më e mirë britanike dhe depërtimi i vitit.

“The Gorillaz” u shpallën grupi më i mirë, ndërsa Rag’n’Bone Man fitoi çmimin për këngën më të mirë (me “Human”). /Telegrafi/