Goca, na vjen keq për ju që ”vdisni” për të! SARP-i fotografohet me aktoren e njohur që i ka vjedhur zemrën! [FOTO]

 

Çatagay Ulusoy u kthye menjëherë në një sensacion, e sidomos mes vajzave të cilat e kanë pëlqyer aktorin si për pamjen e tij po ashtu dhe talentin në aktrim. E megjithatë duhet të themi se kemi një lajm disi të keq për të gjitha ju, sepse aktorja që punon krah tij në serialin “I infiltruari”, e njohur si Sama duket se i ka rrëmbyer zemrën aktorit.

Ata u njohën në sheshxhirimet e serialit “Icerde”. Që nga ajo periudhë dyshja kanë pasur disa ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre, megjithatë ja kanë dalë të lënë pas të gjitha dhe tani janë më të dashuruar se kurrë.

Por, pavarësisht se janë ndër aktorët më të komentuar në Turqi, çifti është treguar shumë i kujdesshëm dhe deri më tani nuk është zbuluar asnjë foto ku të shfaqen së bashku. Me sa duket duhej të vinte dasma e mikeshës së tyre, Hazal Kaya që ata të zyrtarizonin lidhjen dhe të fotografoheshin për herë të parë. Në disa foto që po qarkullojnë në internet dyshja shfaqen të përqafuar pranë njëri-tjetrit të veshur klasikë.

set.jpg

 

albshowbizzz.com