Granit Dërguti publikon klipin e këngës “Mufasa”

  
  

Granit Dërguti e ka publikuar këngën e re me titull “Mufasa”, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Vet këngëtari e ka bërë muzikën e këtij projekti, të cilit ia ka shkruar edhe tekstin.

Miksimin dhe masterizimin e këngës e ka bërë kompozitori i njohur, Florent Boshnjaku.

Xhirimi i videoklipit është bërë nga Sitenamo, me skenar të Dajkit dhe regji të Doki Qerimit.

“Magdalena” ka qenë një prej këngëve më të fundit të Granitit që e kishte publikuar me videoklip.

I gjithë ai projekti ishte ideuar nga vet këngëtari, i cili e ka bërë melodinë, e ka kompozuar muzikën dhe e ka shkruar tekstin. Ndërsa Florent Boshnjaku ishte angazhuar edhe në atë këngë për miksimin dhe masterizimin.

Pjesëmarrës në atë projekt ishte edhe kitaristi i njohur i “Elita 5”, Valon Gashi, derisa klipi u xhirua nga Imagine Films dhe Boulevard Films, me regji të Elena Kelmendit të konceptuar nga ajo dhe Graniti. /Telegrafi/