Gratë dominojnë Grammy Awards
Gratë kanë dominuar çmimet Grammy të këtij viti.
Këngëtarja e famshme Alicia Keys ishte mikëpritëse e eventit.
Artiste si Lady Gaga dhe Dua Lipa kanë fituar disa nga çmimet më të mëdha të eventit gjigand muzikor.
Këngëtarja e muzikës Country, Kacey Musgraves siguroi çmimin më të lartë në 61 vjetorin e Grammy, atë të ‘Albumit të Vitit’ me Golden Hour.
Ajo gjithashtu mori edhe tre trofe të tjerë si Best Country Solo Performance për këngën “Butterflies”, Best Country Song për “Space Coëboy”, Best Country Album për “Golden Hour”.
Cardi B fitoi çmimin ‘Albumi më i mirë rep” dhe është hera e parë në histori që merret nga një femër.
Ndërsa Dua Lipa mori çmimin ‘Artistja e re më e mirë’ dhe ‘Best Dance Recording’ për këngën e saj “Electricity”.
Lady Gaga vazhdoi një sezon të suksesshëm të çmimeve duke marrë tre trofe: Best Pop Solo Performance për Joanne (Ëhere Do You Think You’re Goin’?), Best Song Ëritten For Visual Media për këngën Shalloë të filmit ‘A Star Is Born’ dhe Best Pop Duo/Group Performance për të njëjtën këngë.
Ndërsa duartrokitja më e madhe shkoi për ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama erdhi surprizë në event.
Dhe këngëtarja Diana Ross festoi 75 vjetorin e lindjes në skenën e madhe.