“Green Book” shpallet filmi më i mirë në ‘Academy Awards 2019’
Filmi i biografik i zhanrit komedi-dramë, “Green Book”, është shpallur filmi më i mirë në edicionin e 91-të të ‘Academy Awards’ që u zhvillua në Dolby Theater në Los Angeles të Kalifornisë.
Me regji të Peter Farrelly, ngjarja e këtij filmi është e vendosur në vitin 1962, ndërsa është i frymëzuar nga ngjarje të vërteta të të pianistëve klasikë dhe të muzikës xhaz, Don Shirley (Mahershala Ali) dhe Tony Vallelonga (Viggo Mortensen).
Farrelly e ka shkruar skenarin së bashku me Brian Hayes Currie dhe Nick Vallelonga (djali i Tony Vallelongas), ndërsa janë bazuar në intervistat e Vallelongas dhe letrat që ia ka dërguar gruas së tij.
“Green Book” e pati premierën botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto më 11 shtator 2018, ku e fitoi cmimin “People’s Choice Award”.
Në për kinema filloi të shfaqej në muajin nëntor përmes Universal Pictures, ndërsa ka grumbulluar mbi 144 milionë dollarë nga shitja e biletave.
Filmat e nominuar në kategorinë kryesore ishin:
Black Panther
BlackkKlansman
Bohemian Rhapsody
The Favourite
Green Book
Roma
A Star is Born
Vice
Filmi meksikan “Roma” fitoi në kategorinë për filmin e huaj më të mirë, ndërsa të nominuar në këtë kategori ishin:
Capernaum (Liban)
Cold War (Poloni)
Never Look Away (Gjermani)
Roma (Meksikë)
Shoplifters (Japoni)
“Skin” u shpall filmi më i mirë i shkurtër (live action), ndërsa konkurrentë në këtë kategori ishin:
Detainment
Fauve
Marguerite
Mother
Skin
/Telegrafi/