Greta Koçi paralajmëron këngën e re: Vajza të zakonshme në videon e re
Tre ditë më parë solli këngën më të re të titulluar “Aman”, i cili po mirëpritet prej publikut.
Këngëtari duket se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq pasi që tashmë ka nisur të mendojë për videokëngën e re.
Kështu së paku ka bërë të ditur Greta Koçi, duke dhënë disa detaje rreth projektit më të ri që duket se do të sheh dritë shumë shpejt.
Ajo përmes llogarisë personale në Instagram ju ka drejtuar të gjithë femrave të zakonshme me një mesazh.
“Jo balerina të njohura as modele të njohura.. Ju që nuk ju njeh askush po që jeni aq të bukura sa të shohi këtë bukuri gjithkush”, ka shkruar këngëtarja.
Zeshkania më tutje u ka kërkuar vajzave të reja që ta kontaktojnë në Inbox nëse dëshirojnë që të jenë figurante në klipin e saj.
Ndryshe, kënga e fundit e bukuroshes është shikuar mbi 400 mijë herë deri më tani në YouTube. /Telegrafi/