Grimierja e njohur, Elvana Gjatës: Të urrej, dhi!

 
 

Ende nuk ka kaluar 24 orë nga publikimi i këngës më të re nga Elvana Gjata e duket se është pritur shumë mirë. Teksa i këndon një dashurie të shkuar, që ka lënë pas trishtimin e mërzinë, këngëtarja ka zgjedhur të vijë me një ‘look’ shumë natyral, ku duket gati-gati e pagrimuar.

Pak minuta më parë 32-vjeçarja postoi në instastory bisedën që kishte bërë me grimierën e saj Sellma, para se të niste xhirimet për klipin “Tavolina e mërzisë”.

“Unë: Sella do xhiroj një music video të re!

Sellma: wow cool! Ç’ka po bëjmë këtë herë?!

Unë: Prap natyral dmth!

Sellma: Hate you dhi!”; ka qenë kjo biseda paraprake që këngëtarja ka bërë me bashkëpunëtoren e saj të grmit, e cila mesa duket nuk qenka aspak e kënaqur që Elvana edhe kësaj here po vjen me një paraqitje tejet natyrale.

 
 

albshowbizzz.com