Habitet Tayna, fansi i ‘çmendur’ e bën edhe këtë për të

  Një fans i flaktë i Taynës ka bërë diçka të veçantë për të.      

Reperja Tayna është shumë e dashur për publikun dhe kjo është dëshmuar disa herë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo së fundmi një gjest i një prej fansave të saj e ka habitur tej mase rep-artisten shqiptare.

Nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram Tayna ka treguar se fansi e ka shkruar emrin e saj në makinën e tij dhe kjo e ka habitur dhe gëzuar njëkohësisht.

”Fansat e mi janë të mahnitshëm, wow, faleminderit”, ka shkruar Tayna pranë fotos./Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com