Hailey Baldwin: Martesa me Justin Bieber, e frikshme
Hailey Baldwin ka folur hapur për marrëdhënien e saj me Justin Bieber.
Ajo është shprehur se martesa në një moshë kaq të re është ‘e frikshme’ për të.
22-vjeçarja u martua me këngëtarin në një ceremony të fshehtë civile në Neë York më shtator 2018.
Dhe modelja pranoi se jeta si e martuar ka qenë një sfidë për të.
“Patjetër që është e frikshme të jesh kaq e re dhe të martohesh, është me të vërtetë e frikshme,”-tha Hailey. “Por jam martuar me personin që kam rënë në dashuri prej kaq shumë vitesh dhe kjo është gjëja më e bukur. Ndjej se ai është shoku im më i mirë dhe se tani do e kalojmë jetën bashkë përgjithmonë.”
Baldwin shpjegoi se fjala “e përjetshme” për martesën nuk është diçka që e kishte marrë parasysh deri sa u martua me 24-vjeçarin.
Më parë modelja nuk e kishte menduar kurrë se do kishte një lidhje serioze.
“Gjithmonë kam qenë kaq shumë e pavarur, kështu që për mua përpjekja për të bashkëjetuar me dikë ka qenë me të vërtetë interesante.”