Justin Bieber dhe Hailey Baldwin për herë të parë kanë folur për marrëdhëniet dhe raportin që kanë momentalisht.
Baldwin dhe Bieber bënë intervistën e tyre të parë ekskluzive së bashku me Vogue dhe folën në revistë rreth fillimit të romancës së tyre, shpërbërjes së mëparshme dhe se si ata duan që martesa e shëndetshme të bëhet “në rrugën e duhur”, shkruan people transmeton lajmi.net.
“Çështja është, martesa është shumë e vështirë,” i thotë Baldwin Vogue në intervistë.
“Kjo është fjalia me të cilën duhet të udhëheqni. Është vërtet e vështirë”, shprehet modelja.
Çifti gjithashtu zbulon se ata kanë shkuar në terapi për të forcuar komunikimin e tyre dhe po punojnë për t’u siguruar që ata mund të flasin me njëri-tjetrin pa u përleshur me personalitetet që kanë. /Lajmi.net/
View this post on Instagram
so excited to cover @voguemagazine’s March issue with my loveeeeeee shot by #AnnieLeibovitz Read our full cover story in the link in my bio ???
albshowbizzz.com
