Hailey: Martesa dhe bashkëjetesa janë të frikshme

  
  

Manekinia Hailey Baldwin në shtator të vitit të kaluar në një ceremoni private në Neë York, u martua me Justin Bieber. Ndërsa tash ka thënë se martesa dhe jeta e përbashkët akoma i duket e frikshme.

“Nuk ka dyshim se është e frikshme të jesh i martuar në një moshë kaq të re”, ka deklaruar bukuroshja 22-vjeçare.

  

Hailey Baldwin dhe Justin Bieber (Foto: Theo Wargo/Getty Images for NYFW: The Shows/Guliver)

  

Megjithatë, ajo as nuk e imagjinon mundësinë se çifti mund të ndahet për shkak se janë martuar në moshë shumë të re.

“Në të njëjtën kohë, bëhet fjalë për një person në të cilin kam qenë e dashuruar për shumë vite. Justin është miku im më i mirë dhe gjithmonë do të jetojmë bashkë. Kjo nuk ka fund”, ka thënë modelja.

Hailey ka pranuar se para martesës nuk kishte besuar në aspektin “përgjithmonë bashkë” të martesës. Sipas saj, kjo është lidhja e parë serioze, prandaj bashkëjetesa është përvojë e re në jetën e saj.

  

Modelja Hailey Baldwin (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images for dcp/Guliver)

  

“Përherë kam qenë e pavarur dhe më duket interesante që të mësohem të jetoj me dikë. Është diçka krejt ndryshe”.

“Kur jeni vetëm mendoni vetëm për vetveten, ndërsa në një lidhje serioze duhet të mendoni edhe për personin tjetër. Për këtë arsye jam shumë e frikësuar”, ka sqaruar vajza e aktorit https://telegrafi.com/tag/Stephen-Baldwin/ target=”_blank” rel=”noopener”>Stephen Baldwin.

Në një intervistë të mëhershme për Vogue, Hailey dhe Justin kishin thënë se https://telegrafi.com/yjet-qe-kane-pritur-deri-ne-martese-per-marredheniet-intime/ target=”_blank” rel=”noopener”>kanë abstenuar nga seksi deri në martesën e tyre. /Telegrafi/