Harrojeni Arbeniten, kjo është kunata bukuroshe e Feros
Fero ka kohë që bërë tashmë zyrtare lidhjen e tij me bukuroshen, Arbenitën.
Arbenita Ismajli arriti që të tërhiqte vëmendjen shumë shpejt me bukurinë e saj dhe vetëm brenda pak javësh u kthye në një ndër emrat më të përfolur në botën e “showbiz”-it shqiptar.
Ndërsa fillimisht u njoh si e dashura e reperit Fero, lidhja e të cilëve u zbulua rreth 5 muaj më parë, tashmë Arbenita tregon se famën e ka falë punës.
Ajo na prezantoi dje me motrën Almedina Ismajli, teksa i bëri thirrje ndjekësve të saj në Instagram që ta ndjekin.
Ngjashmëria mes dy motrave është shumë e dallueshme te tiparet e fytyrës, sa mund t’i quajmë edhe binjake.
Ndryshimi lidhet me fizikun, pasi Arbenita është më e gjatë se motra e saj më e madhe. Almedina prej vitit 2017 ka nisur punën në televizionin maqedonas “TV21”, ku prezanton një emision të quajtur “21Gradë”.
Ndryshe nga motra e saj që ka flokë të palyer, ajo ka eksperimentuar me ngjyrën bjonde, ndërsa prej nëntorit të 2018-s është kthyer në grupin e bruneve.
Kujtojmë se Arbenita bashkëpunon me tre agjenci të ndryshime modelingu, që ndodhen në Miami, Londër dhe Hamburg, ndërsa prej pak kohësh është një nga modelet e markës “Missguided” dhe “House Of CB”.