Harrojeni romancën e re! Fansat e kritikuan për këtë DETAJ, reagon Arbana Osmani, shihni çfarë ka bërë! [FOTO]
Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe prej ditësh ka qenë në qendër të mediave rozë pasi është përfolur për një ndarje të mundshme dhe një romancë të re me regjisorin e programit që ajo drejton, Eduart Grishaj.
Por pavarësisht thashethemeve, ata nuk kanë reaguar fare lidhur me këtë lajm, por po t’i hedhim një sy rrjeteve sociale të tyre, duket sikur s’ka ndodhur asgjë. Në një nga emisionet e saj të fundit, Arbana u kritikua jo pak nga fansat, të cilët nuk kanë pëlqyer veshjen e Arbanës dhe i kanë thënë që fustani është tmerrësisht i shkurtër për emisione të tilla.
Të shtunën e kaluar ajo vendosi të ndryshonte stil veshje dhe u shfaq me fund poshtë gjurit dhe një këmishë. Në këtë mënyrë tregoi se kishte pranuar që të merrte për bazë këshillat e ndjekësve të saj. Por sot Arbana përmes disa postimeve në Insta Story reagoi duke sjellë në vëmendje disa nga paraqitjet me këpucë të çuditshme dhe fustanet seksi.
Mos vallë donte të thoshte se do të vazhdojë të veshë fustanet që i pëlqejnë, pavarësisht komenteve.
albshowbizzz.com