Harry dhe William ndajnë stafin për të mos futur në sherr gratë

  

Nuk duket të jetë shuar tensioni mes kunatave të familjes mbretërore Kate Middleton dhe Meghan Markle, aq sa kanë detyruar bashkëshortët reciprokë, princin William dhe Harry, të ndajnë stafin mes tyre.

Për sa raportojnë mediat angleze, javët e ardhshme, bashkëpunëtorët e përbashkët do të ndahen për të kënaqur më mirë nevojat e ndryshme të dy dukeshave dhe për të shmangur zënkat e padëshirueshme në familje.

Meghan dhe Kate do të mund të japin urdhra dhe direktiva pa patur frikë se tjetra po i merr kopetencat.

Tabloidët britanikë drejtojnë gishtin kundër gruas së Harry-t, e cila muajt e kaluar ia ka vështirësuar shumë jetën bashkëpunëtorëve të saj.

Pallati, nga ana tjetër, ka kërkuar me të gjitha mënyrat ta bëjnë t’i përshtatet rregullave të tij, por këshillat e asistentëve bien shpesh në ‘vesh të shurdhët’ dhe krijojnë frustrim mes anëtarëve të stafit.

Një karakter aspak i lehtë për t’u përballuar, i cili i ka dhënë asaj edhe titullin jo shumë të lavdishëm si “Dukesha e vështirë”.

Lindja e fëmijës së parë, do sjellë vallë paqe në familje?