Humbi betejën me kancerin, ndërron jetë aktorja e njohur

Ndërron jetë aktorja e njohur, humbi betejën me kancerin.

Beverley Owen, aktorja që luajti rolin e Marilyn në ‘The Munsters’ ka ndërruar jetë.

Shfaqja e parë e Beverley ishte në ‘As the World Turns’ në vitin 1956. Pastaj u shfaq në shfaqje të tjera, duke përfshirë ‘The Doctors’, ‘Kraft Mystery Theatre’, ‘Wagon Train’ e shumë të tjera përpara se të fitonte rolin jetësor ‘The Munsters’, shkruan fox news transmeton lajmi net.

Owen u largua nga “The Munsters” pas 13 episodeve për t’u martuar me Jon Stone, producent dhe regjisor që fitoi çmimin ‘Emmy’.

Aktorja vdiq me 21 shkurt në moshën 81 vjeçare pasi humbi betejën me kancerin.

Ajo ishte e rrethuar nga miqtë dhe familja e saj në Vermont, e cila u diagnostikua me kancer në janar të vitit 2017 por e kishte mbajtur private.