I “çmendi” të gjithë me gjoksin e ekspozuar, deputetja reagon ndaj atyre që e kërcënuan

  

Politikania e re në parlamentin brazilian, Ana Paula da Silva ka marrë vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj.  Ajo u zgjodh si përfaqësuese e shtetit Brazilian të Kuvendit të Legjislativës të Santa Catarina më 7 tetor 2018.

Në fillim të muajit shkurt të këtij viti, pati ceremoninë e betimit ku u vu re guximi i saj sa i përket paraqitjes së jashtme. Ajo u shfaq me një veshje të kuqe ku vëmendje të madhe mori gjoksi i ekspozuar.

Fotografitë e Ana Paula da Silva u bënë virale ku disa thanë se veshja e një politikaneje nuk duhet të ketë rëndësi, disa e kanë quajtur “të papërshtatshme” dhe “tronditëse”.

Nuk ka munguar reagimi i deputetes braziliane që i la pa fjalë të gjithë. Mediat e huaja raportojnë se Ana bëri të qartë se do vazhdojë të veshë çfarë të dëshirojë dhe do të padisë të gjithë ata që e kërcënojnë me mesazhe.