I ngordh macja, përlotet në studio rokeri shqiptar

  

Gjergj Kaçinari ka një lidhje shumë të veçantë me dy macet e tij.

Por rokeri rreth 3 javë më parë ka humbur një prej maceve, Xhoja.

Ai zbuloi në studion e ‘Tempora’ në Ora News se kjo ishte dhimbja më e madhe që ka përjetuar në jetë.

“Më tha dikush aty që nuk del pa qarë nga studio. Macja në të majtë është Çikita që po më ndjek nga shtëpia, është 15 vjeçe. Macja në të djathtë është Xhoja, e cila nuk jeton më prej 2-3 javësh. Deri më sot për mua ka qenë dhimbja më e madhe që kam përjetuar ndonjëherë. Raporti me macet është shumë kompleks, shumë i vërtetë. Nuk mendoj që një njeri i cili nuk ka këtë raport do ta kuptojë ndonjëherë,”-tha rokeri.