‘I pafsha shqiptarët tu i mjel c**at Evropës’, Mozzik dhe Loredana njoftojnë eventin e madh përkrah Cardi B, Tyga dhe shumë ‘’yjeve’’ të tjerë

 

Suksesi për Loredana dhe Mozzik duket se vetëm sapo ka filluar. Çifti vazhdon të thyejë rekorde në industrinë muzikore, tejkalojë kufijtë dhe tashmë të jenë edhe përkrah “yjeve” të mëdhenj të muzikës.

Me këngën e tyre të fundit “Romeo and Juliet” ata padyshim shkaktuan mjaft reagime pozitive dhe negative, por padyshim kënga ishte një super hit.

Lajmi më i mirë që vjen tani nga dyshja është se ata do të jenë pjesë e festivalit të zhvilluar në Belgjikë përkrah “yjeve” botërorë të muzikës hip-hop.

Loredana ka publikuar në Insta Story një poster të festivalit të famshëm “VestiVille” që zhvillohet në Belgjikë dhe gjejeni çfarë?

Emrat e dy këngëtarëve shqiptarë ndodhen në posterin në fjalë.

Përmendim këtu, Cardi B, Nicky Jam, Tyga, Maitre Gims dhe shumë emra të tjerë që mund t’i shikoni në foton e mëposhtme.

lored.jpg

 

albshowbizzz.com