I rikthehet kanceri, nëna e Ronaldos ‘lufton për jetën’

  

Mamaja e Cristiano Ronaldos ka zbuluar se po “lufton për jetën” pasi u diagnostikua me kancer.

Dolores Aveiro mundi kancerin e gjirit pasi u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2007. Por kanceri iu është rishfaqur.

Gjatë një interviste për një stacion televiziv në Portugali, nëna e katër fëmijëve tha: “Jam operuar në njërin gji në Madrid, kam bërë kimioterapi dhe po luftoj për jetën.”

Por Dolores nuk dha më shumë detaje për operacionin.

64-vjeçarja ka hequr njërin gji pas operacionit në verën e vitit 2007.

Në vitin 2009 ylli i futbollit dhuroi 100.000 paund për të ndërtuar një qendër për kancerin në spitalin që shpëtoi jetën mamasë së tij.