I thanë se u zhvendos në Itali për te Klaudia, Albi Nako shpjegon për herë të parë si qëndron e vërteta
Zhvendosja e Albi Nakos në Itali bëri shumë bujë në shtypin rozë, duke aluduar në një ribashkim të tij me ish-bashkëshorten, Klaudia Pepa.
Këto lajme u shtynë më tej edhe prej komenteve në një foto të Albi-t në zyrat e Rai, ku Klaudia i uronte suksese, ndërsa Alba poshtë saj shkruante: “Domethënë na le?”.
Duket se këto hipoteza paska qenë të gabuara dhe koreografi i njohur në një intervistë për revistën “Class” ka shpjeguar gjithçka, për këtë hap të ri në karierrën e tij:
“Njeriu është i lirë që të bëjë zgjedhje në jetë dhe të mos qëndrojë në një vend. Jam në një tentativë projekti brenda Rai-t që ka lidhje me baletin, sigurisht. Nuk jam shkëputur nga televizioni Klan sepse unë aty kalova 20 vite të karrierës dhe arritjeve të mia profesionale. Për sa kohë do të ketë projekte të reja, unë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Sa i takon Rai-t jam 80% afër realizmit të këtij projekti të madh.”- tregoi Albi.
I pyetur nëse projekti i tij kishte lidhje me ish-partneren, Klaudia Pepën, Albi i mohoi këto fjalë.
“Janë të gjitha spekulime. Nuk do të jem afër me Klaudian, edhe pse projekti im i ri ka lidhje me baletin.”- përfundoi ai.
albshowbizzz.com