Ilir Tafa sërish i kthehet filmit jashtë Kosovës

 
 

Aktori kosovar Ilir Tafa do të jetë pjesë e kastit të aktorëve në projektin më të ri filmik “Lulet e kadifenjta” (Kadifice), në një rol të ri, në të cilin është angazhuar nga regjisori Miroslav Ciro Mandiq, i cili jeton dhe vepron në Slloveni.

Filmi që do të jetë prodhim i Shtëpisë Filmike “Relative Pictures”, bazohet në tregimin e autorit boshnjak Xhevad Karahasan, “Në vend të saj, lulet e kadifenjta”. Kështu kanë raportuar mediat boshnjake, sipas së cilave xhirimet e filmit do të nisin në pranverë.

Regjisori Mandiq, njihet për serinë e tij “Surrealistët” (Toplista Nadrealista), ndërsa është fitues i çmimit Grand Prix në Festivalin e Filmit Evropian në Strasburg, për filmin e tij “Jeta e Punëtorëve”.

Ju kujtojmë, Ilir Tafa i cili së fundmi përmes një roli brilant në shfaqjen “Bretkosa” iu rikthye skenës teatrore në Kosovë, ka realizuar një varg rolesh të suksesshëm në teatër dhe kinematografi në Bosnjë, Kroaci e Mal të Zi, ndërsa vazhdon të mbetet në listën e aktorëve më të kërkuar në këto vende. /Kosovarja/

 
 

albshowbizzz.com