Imazhe ekskluzive nga e xhirimet e klipit “Nuk Dorëzohna”, çfarë ndodhi në prapaskenat e projektit që pasyqron jetën e Majkut?
Reperi i njohur Majk, ka sjell ditë më parë projektin e tij më të ri muzikor “Nuk dorëzohna”.
Kjo këngë ka një domethënie speciale për të, pasi siç shprehet ai, është treguese e shumë ngjarjeve nga jeta e tij personale.
“Nuk dorëzohna” është pritur shumë mirë nga publiku, dhe në vetëm tri ditë pas publikimit, ka kaluar milionëshin e parë të klikimeve.
Si projekt muzikor, kënga iu besuar producentit Cricket, gjersa për masteringun është kujdesur Lorenc Aliaj.
Klipi i këngës është gjithashtu mjaft interesant, dhe performanca e Majkut ka lënë përshtypje të mirë tek fansat.
Ana vizuale e cila është besuar produksionit Entermedia, kaloi nëpër një periudhë të gjatë përpunimi, deri në rezultatin final kur edhe doli klipi.
Telegrafi ka qenë prezent dhe ka ndjekur disa nga prapaskenat e xhirimeve, ndërsa ju sjellim në vazhdim atë se çfarë ndodhi prapa kamerës, teksa xhirohej klipi “Nuk Dorëzohna”. /Telegrafi/