Instagrami po “tallet” me Encën, ja çfarë i ndodhi sërish

  Para dy ditësh Enca festoi për 2 milion ndjekës në Instagram dhe më pas një pjesë e tyre iu hoqën por ja çfarë ndodhi sërish.      

Këngëtarja Enca Haxhia ka arritur që të ndiqet nga 2 milion njerëz në llogarinë e saj në Instagram dhe për këtë fakt edhe ka festuar, shkruan lajmi.net.

Mirëpo dje (e mërkurë), këngëtares iu hoqën disa ndjekës dhe e gjithë kjo shkak i disa përditësimeve të reja të Instagramit.

Nga 2 milionë, Encës i ranë në 1.9 ndjekës në rrjetin e lartëpërmendur social por mësohet se fansat nuk ia kanë hequr ‘followin’ ashtu siç aludohej pak më herët pasi vetë rrjeti social Instagram ka ardhur me përditësime të reja, kështu ka zhdukur miliona fansa nga profilet e të famshmëve dhe kjo e ka prekur edhe Encën.

Mirëpo sot gjithçka është rregulluar dhe këngëtarja ka 2 milion njerëz që e ndjekin dhe ka akoma më shumë arsye për të festuar pasi publiku po e do.

Këngëtarja shqiptare para një jave e ka publikuar këngën e saj më të re me titull ‘Balad’, projekt ky i cili u mirëprit nga publiku dhe në kanalin zyrtar në Youtube ka arritur të klikohet më shumë se 1 milion herë./Lajmi.net/

  

 

                    View this post on Instagram                            

 

 2.000.000 Followers ? Thank You so much ?? Really what matters to me is to make you guys happy with my music, inspire you with my journey and daily & even if My posts motivate you or make you smile, that makes me HAPPY ?? Ju dua pafund! Also thank you so much to @floral_fantasy_tirane per lulet me te bukura qe kam marre ndonjehere ❗️ Bodysuit @hotmiamistyles they dope ? 

A post shared by   ENCA  (@enca) on

 

 

albshowbizzz.com