Ish-gruaja dhe ish-e dashura provokojnë këngëtarin Stine, pozojnë së bashku në Instagram
Këngëtari i njohur, Stine, njoftoi këtë fillim vit se ai dhe ish-bashkëshortja e tij vendosën t’i ndajnë rrugët.
Ata e bënë këtë njoftim përmes rrjeteve sociale, ku u shprehën se gëzojnë sukses për njëri-tjetrin, por që nuk mund të vazhdojnë më bashkë.
Përndryshe, Stine vite më parë ka qenë në lidhje edhe me prezantuesen bukuroshe, Roza Lati, e cila aktualisht është moderatore e emisionit “Why Not”.
Kjo e fundit ka vendosur të provokojë ish-të dashurin e saj bashkë me ish-bashkëshorten e tij, Grazia.
Ato janë takuar të dyja së bashku në një lokal në Tiranë, dhe kanë pozuar të buzëqeshura në shoqëri të njëra-tjetrës.
Ka qenë Roza, ajo e cila në mbishkrimin e fotografisë ka provokuar Stinen, duke i treguar se pranë kujt po fotografohet.
“Stine shiko me kë jam! Këtë të diele…me Grazian në Why Not”, ka shkruar Lati në fotografi.
Ndërkohë komentet nga ana e ndjekësve kanë qenë të shumta, ani pse vet Stine ka vendosur të mos reagojë kundrejt këtij postimi. /Telegrafi/