Ish-Missi jep lajmin e dhimbshëm, vuan nga kanceri
Aktorja e njohur Puerto-Rikane Dayanara Torres është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë. Ish-Miss Universi ka zbuluar se vuan nga kanceri i lëkurës dhe tani po pret për tajtimin që duhet ndjekur pas dy operacioneve.
44-vjeçarja nëpërmjet një postimi në rrjete sociale tha se mjekët “kanë larguar tashmë një zonë të madhe nga pjesa e prapme e gjurit dhe gjithashtu kanë hequr dy nyjet limfatike në majë të këmbës së saj”.
Gjithçka e zbuloi nga lutja e të fejuarit të saj, Louis D’Esposito që i kërkonte shpesh të bënte vizitë tek doktori për të ekzaminuar një shenjë të madhe që nuk i kishte kushtuar asnjëherë vëmendje.
Dayanara, e cila ka dy fëmijë me ish-bashkëshortin Marc Anthony e nisi videon duke i dhënë këshillë nënave: “Si mama që jemi, duhet të kujdesemi për çdo njeri rreth nesh… fëmijët, familjen, miqtë dhe shpesh herë harrojmë të kujdesemi për veten tonë”.
Soy #Guerrera As mothers we are always taking care of everyone around us… our kids, family, friends & often we forget to take care of ourselves.
Tags
DAYANARA TORRES