Ja kur do të bëhet nënë Diellza, zbulohet data
Diellza Kolgeci së shpejti në duar do ta ketë fëmijun e saj të parë.
Ajo së bashku me personin e zemrës janë në pritjen më të ëmbël, që mund të ketë një çift në jetë. Bëhet fjalë për çiftin e bukur dhe simpatik, Diellza Kolgecin dhe Fisnik Rugovën, të cilët janë afër për tu bërë prindër për herë të parë.
Bukuroshja kosovare dhe basketbollisti i njohur pritet që në 10-të ditëshin e parë të muajit maj të bëhen prindër. Këtë për portalin rtv21.tv sot e bëri të ditur modelja Diellza Kolgeci.
Duke folur për pritjen e saj të ëmbël, ajo u shpreh se ka hyrë në javën e 30-të të shtatzanisë. Diellza më tutje bëri të ditur se në këtë periudhë, sa të ëmbël, aq edhe të vështirë, po ka edhe probleme me gjumë gjatë natës. Mirëpo, gjatë ditës, ajo është plot energji, për të cilën edhe njihet.
“Edhe pse jam mësu me flejt ton jetën me rregull herët kjo pagjumesi tash e një kohë nuk është që po më mundon aq. Është proces normal”, bëri të ditur Kolgeci, duke shtuar se gjërat që po i përjeton në këtë fazë po i merr si normale, shkruan rtv21.tv Disa ditë më parë, modelja dhe aktorja e njohur ka folur për dashurinë që ka me basketbollistrin Fisnik Rugovën.
“Dashuria është vetë jeta, asgjë në jetë nuk mund të bësh pa dashuri edhe nëse bëhet pa dashuri, atëherë nuk është afatgjatë”, është shprehur ajo në një intervistë për rtv21.tv Në fillim të muajit shkurt, Diellza dhe Fisniku kanë organizuar një “Baby Gender Party”.
Diellza Kolgeci përveç se është e njohur si modele atë e keni parë edhe në rolin e prezentueses, por edhe si këngëtare, “S’jam më syri yt” dhe në filmin “Bjeshkët e nemuna”. Përveç këtyre, Diellza për vitin e katërt me radhë ka organizuar evenimentin tashmë tradicional, “Ballo shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën.