“Jam thjesht një burrë me fustan”, aktori i lë të gjithë pa fjalë

  

Në tapetin e kuq të Oskar 2019 dolën shumë artistë që treguan veshjet që kishin zgjedhur për eventin. Këngëtari dhe aktori Billy Porter shkaktoi shumë të qeshura kur u shfaq me fustan në Los Anxhelos.

“Kjo paraqitje është interesante sepse nuk është se jam një burrë me rroba femrash. Jam thjesht burrë i veshur me fustan”, tha Porter për revistën Vogue.

Porter shpjegoi për Vogue se edhe pse njerëzit mund të mos pajtohen me zgjedhjet e tjetrit, është e rëndësishme që të respektoni njëri-tjetrin.

Fustani i tij u dizejnua nga Christian Siriano dhe përmbante një kravatë me hark, një këmishë të bardhë, një xhaketë dhe në fund vinte në formën e fustanit.

Veshja e aktorit nxiti reagime të mëdha në rrjete sociale dhe shkaktoi shumë të qeshura.