Jamie Foxx dhe Katie Holmes i japin fund romancës disavjeçare

  
  

Jamie Foxx ka disa vite që është në lidhje dashurie me Katie Holmesin.

Dhe ndërsa dy muaj më parë qarkulluan lajmet se çifti më në fund është martuar, në një ndejë të pas Oscars të organizuar nga Beyonce dhe Jay-Z, janë shfaqur detaje të reja.

Burimi për të përjavshmen amerikane “US Weekly” kanë pohuar se ndër të tjerash se aktori u ka thënë disa miqve se i është kthyer statusit prej beqari.

  

Katie Holmes dhe Jamie Fox (Foto Arkiv)

  

Aktori ishte në një ngjarje bamirësie në Los Angeles që i ndihmon spitalet e fëmijëve kishte monologun e tij gjysmë orësh në të cilën preku tërthorazi edhe romancën.

“Ndërsa foli për burrat e martuar dhe të lirë, ai e përshkroi veten si të lirë”, tha burimi.

Në të njëjtën ditë, Jamie u shfaq në ndejën e Vanity Fair me aktoren Jessica Shore, e cila gjë ka nxitur dyshimet se dyshja e botës së hollivudit ka përfunduar lidhjen mes tyre.

Katie dhe Jamie kanë qenë së bashku që nga viti 2013, ku e kanë mbajtur lidhjen larg syrit të publikut, sepse Katie, me sa duket, nuk është e lejuar që të ketë një të dashur për disa vjet pas ndarjes nga aktori Tom Cruise, ku në dokumentet e shkurorëzimit shkruante se aktores nuk i lejohej që brenda pesë vjetëve të mos kishte romancë të re.

Ndryshe, dyshja janë duke punuar në projekte të ndryshme filmike që do të shfaqen shumë shpejt në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/