Java e modës në Milano
Pas New York-ut dhe Londrës, java e modës e ka bërë ndalesën e radhës në Milano. E zeza vazhdon të jetë tendenca edhe e këtij sezoni, shpeshherë e ndërthurur me qëndisjet e luleve apo motiveve shumëngjyrëshe.
Por disa shtëpi mode propozojnë kontraste të bukura, duke bërë që koleksioneve të reja të mos u mungojnë as ngjyrat e ndezura.
Palltot, xhaketat dhe pelerinat e prezantuara vijnë më së shumti në tonalitetet neutral duke e sjellë femrën më elegante dhe të sofistikuar.
Moschino ka vendosur të sjell një koleksion më të guximshëm, duke bërë që gardërobës mos t’i mungojnë as pellushët, fustanet me gurë të shndritshëm apo ngjyra e arit të kombinuara më së shumti me aksesorë të mëdhenj.
Por përveç koleksioneve, Milano Fashion Week ka qenë vërtetë i veçantë këtë vit duke bërë që disa prej modeleve të viteve ‘80 si 45- vjeçarja Shalom Harloë dhe 50- vjeçarja Stephanie Seymour ti bashkoheshin yjeve aktuale të pasarelave, për t’i dhënë akoma më shumë shkëlqim javës së modës në Itali.
Tv Klan
albshowbizzz.com