JO! Ariana Grande nuk po thotë se është LEZBIKE dhe ja përse duhet të ndaloni së thëni të dashurve të vajzave të tjera të ndahen prej tyre! Ka një mesazh më të madh pas këngës që pushtoi rrjetin [FOTO]

 

“Break with your grilfriend, I’m bored” është kënga më e fundit që ka publikuar Ariana Grande dhe nuk është çudi që kënga po çmend të gjithë rrjetin.

Pas ditëve mjaft të vështira që këngëtarja ka kaluar, nuk mund të themi të njëjtën gjë për projektet muzikore të saj, pasi njëri pas tjetrit po korrin mjaft sukses.

E teksa kënga më e fundit e shoqëruar me një videoklip i cili është komentuar akoma dhe më shumë po kthehet në një “virus” në rrjetet sociale, duhet të themi se gjithçka është keqkuptuar.

Fillimisht të gjithë menduan se Ariana po i thoshte të dashurit të një vajze tjetër të ndahej prej saj sepse Ariana isht e emërzitur.

Pas videos, të gjithë menduan se Ariana po përpiqej të tregonte se është lezbike pasi puth vajzën në fund.

Epo as njëra e as tjetra nuk qëndrojnë.

Mesazhi që kënga e videoja duan të përcjellin është më i madh.

Në fakt vajza tjetër në videoklip është vetë Ariana, por në të shkuarën, në një prej lidhjeve të saj, e ndërsa Ariana që këndon është Ariana në të tashmen e cila po i thotë ish-it të ndahet prej sakj ,sepse asaj i është mërzitur të qenit gjithmonë në një lidhje dhe të varesh tek dahsuria e dikujt tjetër.

Në fund Ariana pranon se të duash veten si fillim është dashuria nga e cila duhet të fillojë gjithçka, ndaj dhe ajo puth në fund (vajzën tjetër) pra veten, për të treguar se tani ajo po i kushton më shumë rëndësi vetes dhe po tregon më shumë dashuri për veten, gjë të cilën në lidhjet  emëparshme nuk kishte patur mundësi t’a bënte sepse ishte më tepër e fokusuar tek partneri se sa tek vetja. 

Epo mendojmë se ky është mesazhi më i rëndësishëm që duhet të përcjellim, e jo t’i themi të dashurve të vajzave të tjera të ndahen! 

collageASFBVDF.jpg

 

albshowbizzz.com