Jo vetëm aktore, ‘Feride’ kalon kufijtë turq edhe si këngëtare

 
 

Aktorja e njohur turke Berguzar Korel, pak muaj më parë zbuloi se hoqi dorë nga aktrimi për t’u përqendruar në disa aspekte të tjera të jetës.

Një prej tyre ishte familja dhe e dyta duket se ka qenë muzika.

Mediat turke kanë zbuluar se së fundmi ‘Feride’ po punon për disa projekte të rëndësishme muzikore, të cilat do e ndihmojnë të bëhet e famshme edhe përtej kufijve turq.

“CNN Turk” shkruan se aktorja është e përzgjedhura speciale për të performuar në një koncert në Dubai. Arabët kanë ofruar shuma marramendëse parash për ta bindur aktoren dhe duket se ja kanë dalë.

Së shpejti ajo pritet të udhëtojë drejt Dubait për të nisur edhe provat e para.

 
 

albshowbizzz.com