Jo vetëm këngëtare, Olta Boka punon edhe si asistente e noterit

  
  

Olta Boka ka kohë që nuk ka sjell ndonjë këngë të re dhe duket se tani është zbuluar edhe arsyeja.

Këngëtarja shqiptare ka treguar për herë të parë se ka edhe një profesion pos së kënduari në skenat muzikore.

Përmes llogarisë personale në Instagram, bukuroshja jonë ka zbuluar se tash e sa kohë është duke punuar si asistente e noterit.

  

Olta Boka (Foto Instagram)

  

“Më lejoni të ndaj me ju eksperiencën time më të re me qëllim përvetësimi dhe shndërrimin në profesionin e ardhshëm. Prej më shumë se 6 muaj synoj të plotësoj formimin tim juridik, (momentalisht si asistent-notere) me dëshirën dhe përkushtimin që një ditë vula të mbajë emrin tim si një ‘autograf’ me përgjegjësi për shërbimet jetësore noteriale!”, ka shkruar biondina në rrjetet sociale.

Por, ajo nuk e ka ndërmend të heq dorë krejtësisht prej botës së muzikës pasi që ka pohuar se e ka profesion të parë.

“Muzika është profesioni im i përjetshëm nga i cili s’do mundem të heq dot dorë kurrë!”, ka shkruar këngëtarja.

Ndryshe, Olta ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të sjell edhe një këngë të re dhe do të mbajë disa koncerte. /Telegrafi/