Jonida Maliqi zbulon pse nuk ndihet e plotësuar

  

Jonida Maliqi dhe motra e saj Xhilda janë shumë të lidhura. Por prej vitesh jetojnë larg njëra-tjetrës. Këngëtarja zhvillon karrierën e saj në Shqipëri ndërsa motra e saj e madhe jeton në Qipro.

E ftuar në emisionin Tempora në Ora News, Jonida zbuloi se është pikërisha largësia me saj dhe Xhildës që e bën të ndihet e paplotësuar.

Jonida Maliqi: “Xhilda ka shkuar që në moshën 18 vjeçare për studime në Rusi, pastaj u kthye pas 7 vitesh në Shqipëri. 

Qëndroi 1 vit e gjysmë në Tiranë dhe pastaj prej më shumë se 15 vitesh jeton në Qipron greke. Është gjysma ime. Nëse në jetë ndihem e realizuar për gjithçka, vetëm fakti që e kam atë larg nuk më bën të ndihem e plotësuar.”