Jonida Maliqi zbulon se kush do të stilojë veshjen e saj në ‘Eurovision’

 
 Jonida Maliqi do ta përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Eurovision. 

  

 

 

“Ktheju tokës”, titullohet kënga me të cilën këngëtarja shqiptare, Jonida Maliqi do të prezantohet në Eurovision, shkruan lajmi.net.

Një pjesë e rëndësishme e performancës në skenën e Eurovisionit është edhe veshja që artistja do të zgjedhë, për të cilën Jonida u shpreh se do veshë diçka me motive etnike.

Në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Maliqi zbulon se për veshjen e saj do të përkujdeset, Ardi Asllani.

“Unë do të zbuloj për ju stilistin e famshëm që kam zgjedhur. Është një djalë shqiptar që punon shumë bukur teknikat popullore. Ardi Asllani do të më veshë në Eurovision”, thotë Jonida. /Lajmi.net/

  

 

albshowbizzz.com