Ju kujtohet Gylsereni, ja çfarë ka ndodhur me jetën e saj

Aktorja që luajti rolin e Gylserenit, gjatë do të mbahet mend.

Arabët, të cilët njihen për luksin në të cilin jetojnë dhe harxhimet marramendëse kanë “mbuluar me flori” edhe aktoren turke, Nurgul Yesilcay.

Yesilcay, e cila për publikun shqiptar njihet si Gylsereni e “Fate të Kryqëzuara”, ka udhëtuar drejt Dubait në Janar për të marrë çmimin “Aktorja më e mirë e vitit” nga “Distinctive International Arab Festivals Awards”.

Nga Organizatorët e festivalit, është mësuar së fundmi se kanë paguar 50 000 euro vetëm për hotelin ku Yesilcay qëndroi dy netë.

“HT Magazine” thotë se suita mbretërore e hotelit “Atlantis The Palm”, ku fjeti aktorja turke, shtrihej në 1000 metra katror, kishte tri dhoma gjumi, një sallon dhe një shërbëtor privat. Të qëndrosh vetëm një natë në këtë suitë kushton 25 000 euro, thotë media turke.