Julian Deda: Dashurinë as mos e shit, as mos tento ta blesh
Sot po festohet dita e të dashuruarve, apo siç njihet Shën Valentini.
Emra të njohur të estradës kanë zgjedhur rrjetet sociale për të uruar me rastin e ditës së të dashuruarve dhe në imazhet e postuara shihen pranë personave të zemrës, shkruan lajmi.net.
Njësoj ka vepruar edhe aktori i njohur shqiptar, Julian Deda i cili pranë një fotografie me bashkëshorten i ka shkruar edhe disa fjalë.
“Dashurinë as mos e shit, se nuk ta blen njeri dhe as mos tento ta blesh, se nuk ta japin false. Thjesht dhuroje, është bio dhe zgjat”, ishin fjalët e tij.
Kujtojmë se çifti janë martuar prej vitesh dhe bashkë kanë dy fëmijë, djalin Mateon si dhe vajzën, Reinën./Lajmi.net/
View this post on Instagram
Dashurine as mos e shit, se nuk ta blen njeri dhe as mos tento ta blesh, se ta japin fallco. Thjesht dhuroje, eshte bio dhe zgjat. ?
albshowbizzz.com