KafeIn/Fatma Haxhialiu: Edhe vajzat e showbiz-it dhunohen [VIDEO]
Rritja e numrit të viktimave të dhunës në familje në dy muajt e parë të këtij viti, po shihet me shqetësim nga aktivistë të lëvizjeve qytetare që në shumë raste janë udhëhequr nga personazhe të ekranit, sic është Fatma Haxhialiu, që drejton emisionin “Thumb”.
E ftuar në emisionin “KafeIn”, me moderatorin Flavio Qarri, Fatma u shpreh se dhuna po degjeneron kaq shumë në shoqëri sa raste të saj gjenden dhe në vajzat e ekranit, personazhe të shoëbiz.
“Mund të gjesh gra në karrierë, vajza që mund të duken të realizuara, biznesëoman, apo vajzat e showbiz-it deri tek ato që duken të emancipuara, dhe tek ato ka raste dhune.
Në shumicën e tyre, ato janë të dhunuara psikologjikisht por dhe fizikisht nga partnerët e tyre, qoftë dhe nga rrethi, përfshirë dhe mua.
Ne jemi shoqëri që e dhunojmë gruan. Mjafton të shohësh në rrugë mënyrën si të shohin apo të drejtohen”, u shpreh Fatma.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë
albshowbizzz.com