KafeIN/ Reperi Doza MC: Po më dëgjuat një herë, do më kërkoni gjithë jetën! [VIDEO]

 

Ai është ndër të paktët reper në Shqipëri që tekstet e këngëve i shkruan me një shqipe të pastër letrare, ndryshe nga cfarë jemi mësuar të dëgjojmë.
Doza MC është vetëm 25 vjec dhe ka në fondin e tij mbi 100 këngë, por ai thotë se jo të gjitha këngët janë të arrira.
Madje reperi i ka hedhur këngët edhe në kanalin Youtube, për të treguar se si ka evoluar në vite.

Doza Mc ishte i ftuar në emisionin “KafeIN”, ku gjatë intervistës me moderatorin Flavio Qarri tha se tekstet me gjuhën standard të shqipes janë mirëpritur dhe në Kosovë, cka i kanë dhënë vlerësim.
Idhulli i tij në muzikë është Eminem, por ai sot sugjeron Vinnie Paz, amerikan nga Filadelfia me një karrierë mbi 20 vjet në muzikën rep.
Doza MC thotë se temat e këngëve të tij janë droga, paraja, por nuk kanë lidhje me atë që pëlqen ai.
“Unë duhet të paraqes atë që ndodh në jetën tonë të përditshme”, thotë reperi.
Synimi i tij është të japë koncerte, të bëhet i njohur.
Ndiqni intervistën e zgjeruar në videon më poshtë

 

albshowbizzz.com